Gjykata Themelore të Prishtinës ka dënuar me 6 vjet burg ish-punonjësen e OSBE-së, Jelena Gjukanoviq për spiunazh. 

Ajo akuzohej se gjatë ushtrimit të detyrës së saj si zyrtare e OSBE-së në Kosovë ka përcjellë informacione te agjenti rezident i BIA-s, Aleksandër Vlajiq. Këto informacione, sipas Prokurorisë, më pas janë transmetuar te zyrtarë të lartë të BIA-s në Beograd.

Në aktakuzë gjithashtu thuhet se në ditën kur ka ndodhur sulmi ndaj zyrave të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) në Mitrovicën e Veriut në vitin 2022, ka pasur komunikim mes Gjukanoviq dhe Vllajiq, i cili tashmë është dënuar në shkallë të parë për të njëjtën vepër penale.

Sipas prokurorisë, Gjukanoviq  ka ndihmuar BIA-n duke dërguar përmbajtje sensitive që lidhet me çështje politike dhe të sigurisë në Kosovë. 

Ajo ka të drejtë të apelojë vendimin  në instancat më të larta gjyqësore.

Lajmi në përditësim.