Mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin ‘Skënderbeu’, Prishtinë edhe këtë të enjte nën moton “Jo në emrin tim”.

Edhe në ditën e 12-të të protetës ata kërkuan drejtësi për për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Protesta “Jo në emrin tim” po mbahet çdo mbrëmje në Prishtinë nga 16 shtatori, pas aktgjykimit në Hagë.

Gjatë ditës më herët u organizua protestë e grupeve të tifozëve në Prishtinë, ndërsa u protestua edhe në Shkup, në Gjermani, Zvicër, Norvegji, Australi etj.