Në Gjykatën e Brukselin është zhvilluar procesi gjyqësor për 128 të pandehurit e një organizate të trafikut ndërkombëtar të drogës. 8 vite burg në mungesë është kërkuar për shqiptaren Deljana.N e cila është partnerja e shqiptarit me mbiemër kolumbian Eridan (Munoz) Guerrero.
Për prokurorin publik, 30 -vjeçarja shqiptare me urdhër-arresti ndërkombëtar, ka qenë në dijeni të aktivitetit të partnerit të saj dhe ka ndihmuar organizatën kriminale, veçanërisht duke u përfaqësuar tek një avokat.
Madje, në një bisedë me Eridan Guerreron, ajo kërkon të “vënë para në tavolinë” për të liruar vëllain e saj. Ai është përgjigjur se “nuk mund nuk mund të korruptojmë shtetin” në Belgjikë.
Pas arrestimit të vëllait të saj, 30-vjeçarja organizoi vetë arratisjen e saj në Spanjë nëpërmjet Montpellier-it, thuhet në hetim.
Mediat e huaja shkruajnë se pa të ardhura zyrtare në Belgjikë, Deljana Nebiu, vishej me veshje të shtrenjta dhe qëndronte në hotele me 5 yje. Sipas të dhënave ajo kishte udhëtuar në Spanjë, Dubai, Francë, Turqi.
“Tridhjetë vjeçarja jetonte jetën e saj më të mirë. Në bisedat e saj të koduara, ajo ka investuar, por nuk sqarohet në gjykatë. Deljana Nebiu është plotësisht në dijeni të kokainës dhe ju kujtoj se si anëtare e një organizate kriminale mund të bëni gjëra të ligjshme si për shembull investimi në mbrojtje të anëtarëve”, thotë prokuroria e çështjes.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
28.3%
-
Pak
39.8%
-
Aspak
31.9%
Vota total: 364
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Arrestohet lideri i kartelit të drogës ‘Sinaloa’! Bosi meksikan u prangos me djalin e ‘El Chapo’
26 Korrik, 08:17
-
Goditje 'simbolike' ndaj Hungarisë, BE-ja zhvendos takimin e ministrave nga Budapesti në Bruksel
23 Korrik, 07:51
-
Në mes të arave me misër, droni zbulon parcelat me drogë në Krujë
14 Korrik, 11:19
-
Kallashnikovë, pushkë e pistoleta, zbulohet arsenal armësh në Durrës! Në kërkim drejtori i shkollës së Muzikës, me armë në banesë! Agjentët i blenë drogë (EMRAT + VIDEO)
7 Korrik, 09:46
-
Greqi/ Trafik droge e pastrim parash nga burgu, grupi kriminal u zbulua pas një feste ditëlindjeve në qeli! Kreu i bandës një shqiptar
3 Korrik, 14:00
-
Bruksel/ Dosja “Black Eagle” e “SKY ECC”, dënohen me 9 vite burg dy shqiptarët për trafik kokaine
27 Qershor, 21:07
-
Sulmohet me armë lokali i shqiptarëve në Bruksel, 2 persona humbin jetën dhe 3 të tjerë plagosen rëndë
27 Qershor, 18:38
-
Kurti dhe Vuçiç takohen nesër në Bruksel
25 Qershor, 19:58
-
Itali/ Policia bllokon kamionin grek me 67 kg kokainë
8 Qershor, 15:09
-
Super skuadra që ‘flet’ me vepra! Pamjet kur qeni i policisë zbulon kokainë
7 Qershor, 17:47
-
Belgjikë/ Shkatërrohet banda e drogës, 17 shqiptar të arrestuar! Sekuestrohen 100 kg kokainë dhe mbi 26 mijë euro
5 Qershor, 10:06
-
Itali/ I dënuar me mbi 7 vite burg për trafik droge, arrestohet 35-vjeçari shqiptar! Bashkëpunonte me Ndranghetën
4 Qershor, 18:37