Kosovë/ Kërkoi anulimin e afro 19 mijë votave të LDK-së e rivotim me postë, Kurtit i refuzohet kërkesa

Kosovë/ Kërkoi anulimin e afro 19 mijë votave të LDK-së e rivotim me postë, Kurtit i refuzohet kërkesa

Kuti votimi në Kosovë

PRISHTINE - Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në Kosovë refuzoi si të pabazuara ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje të kryeministrit Albin Kurti, kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shpalljen e rezultateve përfundimtare. Konkretisht, refuzoi ankesën për anulim të votave me postë dhe atë për rinumërim të atyre në Skenderaj.

PZAP-ja ka njoftuar se e refuzoi si të pabazuar ankesën e LVV-së të paraqitur kundër KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet, ku pati kërkuar që të anulohen rezultatet e votimit me postë për LDK-në dhe kandidatët e saj, gjithsej 18,933 vota dhe që këto të largoheshin nga rezultatet përfundimtare.

Po ashtu, refuzoi ankesën për manipulim të votave ndaj PDK-së, ku LVV-ja pati pretenduar se në vendvotimet në Skenderaj kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, në shumicën e vendvotimeve ka marrë 94% deri 100% të votave dhe këtë e kishte quajtur të pamundur “që kandidatët për kryeministër të kenë 100% të votave në vendvotime të caktuara”, shkruajnë mediat kosovare.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’