Kosovë/ Konfirmohen 9 rastet e para me variantin 'Omicron'
Ambulanca Infektive në Kosovë
Autoritetet shëndetësore të Kosovës njoftojnë se janë konfirmuar nëntë rastet e para të infektimeve me variantin Omicron të koronavirusit.
Në një njoftim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës thuhet se “nga 22 mostra pozitive në SARS-CoV-2, të periudhës kohore 15 deri 25 dhjetor 2021, janë konfirmuar nëntë raste.
Sipas institutit, dy raste janë të importuara nga Shtetet e Bashkuara, dy nga Mbretëria e Bashkuar, një nga Franca dhe katër raste me variantin Omicron të detektuar janë në komunën e Mitrovicës, të cilët mohojnë historine e udhëtimit dhe se kanë pasur kontakte me dikë nga jashtë”.
Ky institut bëri thirrje për zbatim të masave aktuale kufizuese dhe për vaksinim në një kohë kur varianti Omicron mund të përkeqësojë situatën aktuale me COVID-19.
Kosova aktualisht ka shkallën më të ulët të infektimeve dhe vdekjeve nga COVID-19 në rajon, por vazhdon të mbajë kufizime të orarit të punës dhe të lëvizjes së qytetarëve.
Autoritetet thonë se këto masa kufizuese janë të domosdoshme pasi që me festat e fundvitit, është rritur edhe numri i udhëtimeve.
Sot në Kosovë u shënuan 12 raste të reja të infektimeve nga 2,430 testime të kryera ndërsa një person ka humbur jetën. Deri më tani nga COVID-19 në Kosovë kanë humbur jetën 2,990 qytetarë.
Kosova deri më tani ka vaksinuar më shumë se 60 për qind e popullsisë mbi 18 vjeç kundër COVID-19. Por muajt e fundit është shënuar rënie e interesimit për t’u vaksinuar. Aktualisht në Kosovë ka filluar vaksinimi edhe me dozën përforcuese apo dozën e tretë, për të mbrojtur qytetarët nga variantet e reja të COVID-19./VOA/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.9%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5392
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
10 Janar, 17:06
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Kosovë/ Kryeministri Kurti takohet me zëvendëssekretarin e SHBA-ve, Richard Verma
10 Janar, 16:04
-
Kosovë/ Lista Serbe akuzon KQZ-në se po i mohon të drejtën për vëzhgim e kontroll në ditën e zgjedhjeve
10 Janar, 15:45
-
Vjosa Osmani: Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik
10 Janar, 11:01
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit/ Sot fillon votimin mërgata e Kosovës
9 Janar, 08:16
-
Ambiciet territoriale të Trump/ Krisafi: Janë synime serioze! Mund të rikërkojë shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë! Kamberi 'ç'kodon' mungesën e Zelenskyt në inaugurimin presidencial
8 Janar, 20:51
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
8 Janar, 19:23
-
Ligji në Kosovë: Nga 1 janari s’ka zhdoganim të veturave më të vjetra se 2015
8 Janar, 18:17
-
Mbyllet administrata tatimore e Serbisë në veri të Kosovës, Sveçla: I mblidhte para qytetarëve në shkelje të ligjit
8 Janar, 13:48
-
Prishtinë/ KQZ miraton sot fletëvotimin, nesër fillon votimi jashtë Kosovës
8 Janar, 10:26
-
Zyrtari i lartë amerikan viziton Tiranën, Kosovën e Serbinë më 7-11 Janar! DASH: Do diskutohet përparimi i Shqipërisë dhe aftësitë mbrojtëse
7 Janar, 19:35