Zv/ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, dhe drejtori i Departamentit për Siguri Publike i OSBE-së, Dimitrii Pankratov, gjatë një takimi te premten biseduan rreth Strategjisë Nacionale për Siguri në Bashkësi edhe ne pjesën veriore të Republikës së Kosovës, e cila do t'i kontribuonte sigurisë dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve.

Sipas njoftimit zyrtar, zv/ministri Zeka theksoi se me të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë do të ketë një koordinim në mënyrë që Strategjia Nacionale për Siguri në Bashkësi të implementohet në tërë territorin e Kosovës.

Të dyja palët pohuan se rezultatet janë të prekshme në këtë segment, ndaj u vlerësua që të ketë aktivitete më të ngjeshura në të gjithe territorin e Kosovës./ATSH/