Kosovë-KQZ: Pas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, afati 24 orësh për ankesat

PRISHTINË,  26 Qershor /ATSH-B.Jashari/.-Në konferencën për shtyp, ku sapo u shpallën sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit në Kosovë, kryetarja e KQZ-së,  Valdete Daka, bëri të ditur se duke filluar nga ky moment fillon të rrjedhë afati 24 orësh, brenda të cilit subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Në emër të KQZ-së, kryetarja falënderoi të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që morën pjesë në zgjedhje dhe shprehën vullnetin e tyre.
Daka falënderoi po ashtu institucionet e Republikës së Kosovës dhe ato ndërkombëtare për ndihmën e dhënë gjatë këtij procesi zgjedhor i cili, vlerësoi ajo, bashkarisht u kalua me sukses.
Shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve do të pasohet me çertifikimin e tyre e pastaj me konstituimin e Kuvendit të Kosovës 120 anëtarësh,  të Legjislaturës së Pestë, i cili zgjedhë qeverinë e re./a.g/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Rikthim pas 12 vitesh te Everton, Armando Broja me trajner të ri