Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Mustafa me anë të një postimi në Facebook.

“Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditet në vijim to të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal! “, shkruan ai.

Ndërkohë gjendja pandemike në Kosovë vazhdon të jetë e rënduar.

Në 24 orët e kaluara autoritetet shëndetësore raportuan për 207 raste të reja me koronavirus dhe 8 viktima, për një total prej 94 vdekje

Komuna e Prishtinës ka numrin më të madh të rasteve të reja pozitive: 77.

Po sipas autoriteteve u shërian nga infeksioni 32 pacientë, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 2,095.

Në Kosovë, që nga paraqitja e rasteve të para me koronavirus më 13 mars, janë konfirmuar gjithsej 4,307 raste pozitive.