Kosovë/ Kryeministri Kurti takohet me zëvendëssekretarin e SHBA-ve, Richard Verma

Kosovë/ Kryeministri Kurti takohet me zëvendëssekretarin e SHBA-ve, Richard Verma

Richard Verma, Besnik Bislimi dhe Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Zëvendëskryeministrin e Parë, Besnik Bislimi dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, mirëpriti gjatë ditës së sotme (10 janar 2025) zëvendëssekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Menaxhimin dhe Resurset, Richard Verma, i shoqëruar nga zëvendës-ndihmës sekretari i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.

Duke i uruar mirëseardhjen në këtë vizitë të parë në Kosovë, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të ShBA-ve ndaj Kosovës dhe për partneritetin mes dy vendeve tona në të gjitha etapat shtetndërtuese, si aleati ynë kryesor dhe strategjik.

Ky takim që u zhvillua në kryeministri, u mbajt pas ngjarjes e lansimit të fazës së parë të parakualifikimit për dizajnimin dhe ndërtimin e sistemeve të ruajtjes së energjisë përmes baterive (BESS) në kuadër të marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit me vlerë prej 236.7 milionë dollarë. Në këtë kontekst, kryeministri Kurti i falënderoi ShBA-të për mbështetjen e tyre dhe përkrahjen në kuadër të projekteve të energjisë.

Bashkë diskutuan edhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve tona, për mundësi të reja për avancimin dhe thellimin e tyre dhe për përfitimet nga Dialogu Strategjik. U theksuan edhe veprimet e shpejta të ndërmarra nga Republika e Kosovës për strehimin e refugjatëve afganë dhe rreshtimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian në dënimin dhe sanksionimin e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Kryeministri Kurti e njoftoi zëvendëssekretarin Verma mbi zhvillimin dhe progresin që ka njohur Kosova në katër vitet e fundit, teksa mbetemi të orientuar kah synimet strategjike të anëtarësimit në NATO dhe BE. Me rritjen ekonomike në njërën anë dhe progresin demokratik në anën tjetër, Kosova ka dëshmuar që zhvillimi ekonomik dhe përparimi demokratik shkojnë krah për krah, u shpreh kryeministri.

Në takim gjithashtu u diskutua edhe për bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet fqinjësore dhe procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kryeministri vuri theksin te shkeljet e vazhdueshme të Serbisë ndaj Marrëveshjes Bazike, që vijnë si rezultat edhe i mosnënshkrimit të saj dhe aneksit të zbatimit, si dhe mosdorëzimin e kryeterroristit Millan Radoiçiq dhe grupit të tij përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023 ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’/ Sulo: SPAK shtyp frenat ndaj Ramës dhe gazin ndaj opozitës! Dash Sula: Më mirë votat e emigrantëve t’i numërojë KQZ, se në rrethe i vjedhin bandat e kryeministrit

‘Studio Live’/ Sulo: SPAK shtyp frenat ndaj Ramës dhe gazin ndaj opozitës! Dash Sula: Më mirë votat e emigrantëve t’i numërojë KQZ, se në rrethe i vjedhin bandat e kryeministrit