/ATSH-B.Jashari/.-Kryeministri Isa Mustafa ka emëruar të mërkurën gjashtë zëvendësministra në ministritë e qeverisë së Republikës së Kosovës.
Pas konsultave me partnerët e koalicionit qeveritar, kryeministri Isa Mustafa vendosi që të emërojë: Mirjana Jevtiç, zëvendësministre në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale; Milan Radojeviç, zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme; Sladjan Nikolçeviç, zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Radoljub Mladenoviç, zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural; Biljana Popoviç, zëvendësministre në Ministrinë e Financave, dhe Nusret Hoxha, zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po ashtu ka emëruar Ivan Tomiç, këshilltar politik dhe drejtor të Zyrës për Çështje të Komuniteteve, bëhet e ditur në njoftimin e dërguar nga Kryeministria.
Media serbe raporton se në bazë të marrëveshjes së koalicionit me PDK e LDK, Lista Serbe mori gjashtë pozita zëvendësministrash dhe të drejtorit të Zyrës për Çështje të Komuniteteve.
Qeveria e Kosovës është zgjedhur në Kuvend në dhjetor 2014, gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të qeshorit.
/Shqiptarja.com