Kosovë/ Kryetarja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Kusari: Drafti i Asociacionit mund të ketë ndryshime dhe nuk do të ketë pushtet të tretë

Kosovë/ Kryetarja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Kusari: Drafti i Asociacionit mund të ketë ndryshime dhe nuk do të ketë pushtet të tretë

Mimoza Kusari-Lila

Kryetarja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është e bindur se drafti i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i propozuar nga diplomatët euro-amerikanë, nuk krijon një mekanizëm të ri të pushtetit të tretë qeverisës që mund të rrezikojë shtetësinë apo kushtetutshmërinë e Kosovës.

Megjithatë, ajo thotë se shqetësimet e krerëve të vendit janë në disa aspekte që mund të krijojnë dykuptimësi në zbatimi, andaj sipas saj, edhe qeveria ka adresuar komente tek ndërmjetësit e dialogut, por për të cilat ende s’ka një përgjigje.

Kusari-Lila në një intervistë për KosovaPress, përmend mundësinë që drafti të pësojë ndryshime, prandaj shprehet më e rezervuar të komentojë në detaje, mirëpo nënvizon se aleatët e Kosovës, veçmas ShBA-ja, ka garantuar se nuk do të lejojnë krijimin një niveli të tretë qeverisës në Kosovë.

Shefja e deputetëve të LVV-së në Kuvend mirëpret publikim e draftit të Asociacionit dhe shpërndarjen e tij te partitë opozitare.

Drafti tashmë është publik, natyrisht i është shpërndarë me të drejtë edhe partive opozitare nga vet zyra e ndërmjetësit zotëri Lajçak. Sa i përket përmbajtjes unë po përmbahem të komentoj në atë çfarë ka aty brenda, për faktin se është draft dhe mund të pësojë ndonjë ndryshim që ne pastaj mund të kemi ose dakordim ose kundërshti në raport me një etnitet që parashihet si rezultat i marrëveshjeve të arritura njëra në vitin 2013 dhe tjetra në vitin 2015. Megjithatë për diskutim dhe informim të brendshëm në nivelin e demokracisë dhe funksionimit të saj është mirë që partitë opozitare e kanë, por duhet pasur parasysh se në të njëjtin draft kryeministrin Kurti vetëm kanë dorëzuar komentet e tyre, për të cilat ende nuk ka një përgjigje dhe nuk ka një afat se cilat janë datat në raport me marrjen parasysh të komenteve apo jo. Pastaj edhe fazat e zbatimit, prandaj çka do që themi ne do të mund të ishte e tepër ose jashtë kontekstit me ngjarjet që mund të pasojnë si rezultat i finalizimit të këtij drafti apo plotësimit të tij”, tha Mimoza.

Kusari-Lila e sheh pozitive edhe shpalljen në kërkim të ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiç, në lidhje me sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator.

Ajo krejt varet nga lëvizjet e tij, pasi atë e mban Serbia. Siç dihet Kosova ka bërë kërkesë disa herë për arrestimin e tij. Është pozitive fakti që Interpoli përmes Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka marrë kërkesën e Kosovës për arrestim të Milan Radoiçiç, krye terroristit i cili në Banjskë ishte organizatori kryesor në një aksion i cili përveç që ishte cenim i rendit kushtetues dhe Republikës shkaktoi edhe vrasjen e një rreshteri në detyrë”, tha Mimoza.

Krahas kësaj, ajo nënvizon se moslejimi i mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, është qëndrim parimor i institucioneve të Kosovës.

S.S/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje