Kosovë, Kurti dhe Osmani takohen me Hoxhaj dhe Haradinaj për qeverinë e re, diskutojnë për presidentin

Më shumë se takime për të formuar qeverinë e re të Kosovës, takimet e liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti dhe ushtrueses së detyrës së presidentit Vjosa Osmani, me liderët  PDK dhe AAK-së ishte një përpjekje për siguruar mbështetje për presidentin e ri.

Pas përfundimit të takimit kreu i PDK-së Enver Hoxhaj ka thënë se para se të flitet për personin, duhet të flitet për parime.

“Natyrisht se Kosova ka nevojë për stabilitet, për qartësi politike dhe ne kemi nevoje për liderë shtetërorë, që bashkojnë skenën politike dhe krijojnë unitet te populli. Ne kemi kërkuar nga Kurti dhe Osmani qartësi për qasjen e tyre në raport me politikën e jashtme, meqë presidenti i ardhshëm i vendit ka rol në përfaqësimin e politikës sonë dhe qeveria ka rol në formimin e politikës së jashtme”, tha Hoxhaj.

Ndërkohë që edhe kreu i AAK-së i lakuar gjerësisht në media si pretendent për kryeministër ka deklaruar sot që pozita e presidentit i takon, pozitës dhe se ai do të jetë në opozitë. 

 “ Fituesit e zgjedhjeve e gjejnë formulën për të krijuar qeverinë, shumicën për qeverinë, 2/3 për presidentin është në përgjegjësinë e tyre, ne nuk e kemi si Aleancë këtë mundësi, ajo që na mbetet është një rol opozitarë”, tha Haradinaj.

Lidhja Demokratike pas zgjedhjeve të brendshme të mbajtura ditën e djeshme, ka deklaruar se deri të premten nuk mund të bëhet pjesë e këtyre bisedimeve.

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka deklaruar më parë se në qeverinë e tij nuk do të përfshijë Listën Serbe, ndërkohë që në ditën në vijim do të takojë krerët e partive të tjera komunitare.

Në zgjedhjet e 14 Shkurtit Lëvizja Vetëvendosje siguroi 58 mandate, vetëm 3 mandate më pak se shumica e nevojshme për të formuar qeverinë e re.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:12
Ramush Haradinaj heq dorë nga kandidimi për president: Nuk e kemi shumicën

Pas takimit të mbajtur ditën e sotme kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur para mediave ku ka theksuar se ai do të vazhdojë bashkëpunimin me pozitën për temat me interes kombëtar, duke tregua edhe njëherë që nuk do të jetë pjesë e koalicionit qeveritar.

“Aleanca është opozitë në ardhje sepse në krijimin e institucioneve do të jemi opozitë. Ramë dakord që në sfidat që i ka Kosova, në këto funksione, Aleanca do të bashkëpunojmë për tema të interesit nacional, duke e ruajtur vendin por duke qenë këtu me e bë funksionale demokracinë e vendit. Synohet një koncentrim i pushteteve, mendojmë që funksioni ynë është i rëndësishëm në kohën që vjen”, ka thënë Haradinaj.

Ai është pyetur edhe nëse ka hequr dorë nga pozita e presidentit, ai ka theksuar edhe njëherë se partia  e tij është në opozitë dhe nuk ka të drejtë të kërkojë nujë post të tillë.

“ Fituesit e zgjedhjeve e gjejnë formulën për të krijuar qeverinë, shumicën për qeverinë, 2/3 për presidentin është në përgjegjësinë e tyre, ne nuk e kemi si Aleancë këtë mundësi, ajo që na mbetet është një rol opozitarë”, tha Haradinaj.

Ora 12:48
Takimi me Kurtin dhe Osmanin, Enver Hoxhaj : Një takim shumë i mirë, duhet të diskutohen parimet para emrave të përveçëm

Ishte një takim tejet pozitiv, është shprehur kështu kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj pas takimit që pati në Kuvend të Kosovës me kreun e Vetëvendosjes Albin Kurtin dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmanin.

“Kishim një takim shumë të mirë me kryetarin e LVV-së dhe me zonjën Osmani nga koalicioni fitues i këtyre zgjedhjeve, ishte një takim pas kërkesës sonë që PDK që procesi i formimit të institucioneve mund të ndodhë vetëm me një dialog të brendshëm në mes të opozitës dhe atyre që kanë fituar këto zgjedhje. Qasja jonë ka qenë konstruktive dhe parimore. Ne kemi pas kërkesa dhe çështje të qarta që i kemi ngritë. Së pari ne mendojmë që në procesin e krijimit të institucioneve edhe për presidentin duhet të flitet për parime para se të flitet për personin”,  tha ai.

Pas bërjes publik të rezultatit të zgjedhjeve Hoxhaj kishte deklaruar se PDK, nuk do të ishte pjesë e qeverisë së re të drejtuar nga Kurti për shkak të ndryshimeve ideologjike mes tyre.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën