Kosovë, Kurti për Marrëveshjen e Uashingtonit: Së pari ajo e Brukselit

Kosovë, Kurti për Marrëveshjen e Uashingtonit: Së pari ajo e Brukselit

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se dëshiron që fillimisht të zbatohet Marrëveshja e Brukselit e arritur me Serbinë vitin e kaluar, e më pas të trajtohet ajo e Uashingtonit.

I pyetur nëse është e pranueshme për të tani Marrëveshja e Uashingtonit – e arritur më 2020 në Shtëpinë e Bardhë – nëse administrata e re amerikane e Donald Trumpit insiston në zbatimin e saj, Kurti tha se pret që marrëveshja tjetër, ajo e Brukselit, të nënshkruhet.

“Unë mund të jem përgjegjës për marrëveshjet në të cilat kam marrë pjesë dhe kam pranuar dhe pres të njëjtën gjë edhe nga Beogradi, edhe pse ata e shtypin dhe nuk e respektojnë këtë marrëveshje. Le të fillojmë me marrëveshjen e fundit, e cila është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, sepse ajo normalizon marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes njohjes de facto të njëra-tjetrës”, tha Kurti, pas pjesëmarrjes në një ngjarje në Prishtinë.

Kosova dhe Serbia u pajtuan për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve vitin e kaluar. Marrëveshja nuk është nënshkruar, por Bashkimi Evropian – që ndërmjetëson dialogun mes Kosovës dhe Serbisë – insiston se ajo është obligative për palët.

Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Ndërkaq, Marrëveshja e Uashingtonit për normalizim ekonomik u arrit në shtator të vitit 2020 mes SHBA-së dhe Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit Donald Trump. Kjo marrëveshje, që përfshiu edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, nuk është zbatuar plotësisht.

Kurti tha se do të ketë bashkëpunim dhe komunikim me administratën e re të Trumpit.

"Trump, në një letër dërguar një pararendësi tonë, po ashtu e ka vendosur në thelb njohjen reciproke si diçka qendrore për raportet e ardhshme midis Kosovës dhe Serbisë dhe ne dëshirojmë, jemi të gatshëm që ta vazhdojmë këtë bashkëpunim, e pse jo edhe ta zgjerojmë e thellojmë këtë bashkëpunim, i cili shprehet jo vetëm në aspektin diplomatik. Por, sidoqoftë aspekti diplomatik është nga ndër më kryesorët", tha Kurti.

Gjatë mandatit të parë të Trumpit (2017-2020), Kurti kishte pasur përplasje me të dërguarin e atëhershëm të SHBA-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Richard Grenell./REL/

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kurti vasal i vucic: 12/11/2024 08:24

    refuzimi i ahtisaarit eshte autogol me i madh i kurtit ne pritje te dal ne ballkon pa te cilen nuk mund dhe as do kete obligim ne bruksel per mosmarreveshjen kosove-serbi po do kete rruge zjeter dhe jane te gjitha te zeza edhe per njohjet aktuale te kosoves

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

'Shqetësimi i Ramës, votuesit gri', Poli Hoxha: Vota e diasporës do jetë autogol për opozitën

'Shqetësimi i Ramës, votuesit gri', Poli Hoxha: Vota e diasporës do jetë autogol për opozitën