Lëvizja Demokratike e Kosovës ka mbledhur 15 firma të deputetëve për të treguar mbështetjen e tyre për Vjosa Osmanin si presidente e re e Kosovës.

LDK ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve në Kuvendi i Kosovës gjatë seancës për zgjedhjen e Presidentit, duke akuzuar Lëvizja Vetëvendosje për shkelje të rëndë kushtetuese. Në një dalje për media, kreu i LDK Lumir Abdixhiku ka deklaruar se nisja e votimit pa kuorum përbën përmbysje të rendit kushtetues dhe cenim të drejtpërdrejtë të shtetit.

“Sonte, në seancën e thirrur për Zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje inicoi përmbysjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.

Sipas LDK-së, procedimi i votimit pa numrin e nevojshëm të deputetëve është sabotim i Kushtetutës.

“Nisja e procesit të votimit pa kuorum kushtetues përbën sabotim të drejtpërdrejtë të Kushtetutës dhe vetë shtetit” tha ai.


Lajmi kryesor:

Sot mundësia e fundit e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit, LDK propozon si kandidaturë Vjosa Osmanin