Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar dy kandidatura të reja për postin e Presidentit të Kosovës.

Njoftimi është bërë nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila shkruan në rrjetet sociale se propozimet janë Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

Rushiti është themeluese dhe udhëheqëse e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), e cila së bashku me qendrën e saj më 2025 u nominua për Çmimin Nobel për Paqe nga një ligjvënës suedez. Më 2018, Rushiti u nderua me Çmim për Guximin e Gruas të ndarë nga sekretari amerikan i Shtetit.

Hatixhe Hoxha është aktiviste për të drejtat e njeriut dhe në të kaluarën ka qenë ligjvënëse në Kuvendin e Kosovës. Ajo është drejtoreshë e shoqatës AUTIZMI. Deri më 2007, për dy mandate, Hatixhe Hoxha ishte deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ndërkaq LVV-së i ishte bashkuar më 2010, parti me të cilën kishte garuar për deputete. Ajo po ashtu ka qenë pedagoge në Universitetin e Prishtinës më 2002-2003, në Fakultetin e Arteve.


Lajmi kryesor:

Nuk ka zgjidhje për presidentin e Kosovës, opozita bojkoton sërish Kuvendin! Dy kandidaturat e reja të Vetëvendosjes votohen me 64 deputetë