/ATSH/.- Ministri i Integrimit Evropian Bekim Çollaku ka zhvilluar sot një takim me shefin e Ambasadës së Luksemburgut në Prishtinë, Pierre Weber, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin bilateral, nënshkrimin e MSA-së dhe procesin e liberalizimit të vizave.
Të dy bashkëbiseduesit u zotuan se ndërmjet dy shteteve do të ketë një bashkëpunim edhe më intensiv në procesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës.
Çollaku u shpreh mirënjohës për ndihmën politike dhe ekonomike që ka dhënë Luksemburgu për Republikën e Kosovës. Po ashtu, ai e falënderoi Weber për nënshkrimin e marrëveshjes së mirëkuptimit, sipas së cilës do të ofrohet ndihmë financiare për sektorin e shëndetësisë, arsimit dhe trajnimeve si dhe sektorin e ujërave.
Në kuadër të ndihmës, Weber u zotua edhe për përkrahjen në procesin e integrimit evropian, si dhe për projekte të tjera specifike. që do të dalin nga programi i qeverisë.
Edhe gjatë këtij takimi, ministri Çollaku përsëriti se dy objektivat kryesore mbesin nënshkrimi i MSA-së dhe procesi i liberalizimit të vizave. Lidhur me këto dy procese ai ritheksoi se "Kosova është e gatshme të nënshkruajë MSA-në, ndërsa gjithashtu është në fazën përfundimtare për të përmbushur obligimet e veta në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave".
"Sa të përmbushim të gjitha obligimet tona, presim që edhe Brukseli të njohë këto arritje dhe t'i shpërblejë në mënyrë meritore. Nuk ka më vend për retorikë, Republika e Kosovës ka nevojë për hapa konkretë drejt jetësimit të integrimit evropian", shtoi ai.
/Shqiptarja.com