Kosovë, makina me dy policë përfundon në humnerë, dyshohet për të vdekur  

Kosovë, makina me dy policë përfundon në humnerë, dyshohet për të vdekur  

Pamje nga vendi i aksidentit në Ferizaj

Një automjet i policisë së Kosovës me dy efektivë brenda ka rënë natën e kaluar në një humnerë në lumin Lepenc, përgjatë autostradës Kaçanik-Hani i Elezit. Efektivët e aksidentuar janë Malësor Dashi dhe Armend Trena.

Policia bashkë me zhytësit ka vazhduar kërkimet deri në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm, por pa rezultat. Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Agim Gashi ka deklaruar se në orët e parë të mëngjesit janë detyruar të ndërpresin kërkimet për shkak të errësirës.

Por ai ka thënë se sot do të vazhdojnë sërish me kërkimin e dy policëve të cilët dyshohet se kanë humbur jetën.

“Jemi t’u punu në bashkëpunim me FSK-në dhe zhytësat. Në orën 04:00 janë dnërprerë shkakui kushteteve të natës dhe sot do të vazhdojmë kërkimet”, ka thënë Gashi për Periskopin. “Jemi duke bërë kërkimet tona dhe nuk mund të parashikojmë se çka do të ndodh tutje”, ka shtuar ai. 


(Dy policët e aksidentuar në Lepenc)


(Automjeti me dy policë ka përfunduar në lumin Lepenc)


(Policia dhe zjarrfikësja në vendin ku ndodhi aksidenti)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi