Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar (SHSKUK) tha më 29 gusht se në spitalet dhe klinikat ku trajtohen pacientët me koronavirus janë të shtrirë 1.237 pacientë, ku 1.139 prej tyre janë të konfirmuar me koronavirus. Sipas raportit ditor, 61 pacientë janë në kujdes intensiv, ndërkaq 1.060 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi. Në klinikat e Qendrës Klinike Universitare janë të shtrirë 435 pacientë me COVID-19. Numri më i madh i tyre, përkatësisht 120 pacientë, po marrin trajtim në Klinikën Infektive.
Ndërkaq, në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 704 pacientë me koronavirus, ku 188 janë në spitalin e Pejës. Javëve të fundit, Kosova ka regjistruar rritje të rasteve me koronavirus. Vetëm të shtunën u regjistruan 18 viktima dhe 1.891 raste të reja. Më 29 gusht kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër pandemisë, të cilat sipas Qeverisë së Kosovës, kanë për qëllim frenimin e përhapjes së mëtejme të koronavirusit. Të shtunën, më 28 gusht, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se kanë rritur kapacitetet spitalore deri në 1.600 shtretër pas rritjes së rasteve të reja me koronavirus./REL
Lajmi kryesor:
Numri i lartë i infektimeve me COVID-19, Kurti anulon vizitën në Austri, kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.7%
-
I keq
21.5%
-
As i mirë as i keq
33.7%
Vota total: 1209
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri
26 Dhjetor, 12:52
-
FOTO/ Mbrojtësi i Interit kalon Krishtlindjet në Gjakovë me të dashurën shqiptare
26 Dhjetor, 11:26
-
Albin Kurti 42 km rrugë? Gjatë mandatit të qeverisë u ndërtuan 1.6 kilometra për 3 vite
26 Dhjetor, 11:25
-
Pjesëtari i forcave serbe dënohet me 15 vjet burg në mungesë për krime lufte në Kosovë! Çedomir Aksiq akuzohet për vrasjen e 8 shqiptarëve në Reçak
26 Dhjetor, 11:20
-
Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën
25 Dhjetor, 21:43
-
Kosovë/ KQZ urdhërohte të çertifikojë Listën Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit
25 Dhjetor, 17:03
-
VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve
25 Dhjetor, 16:02
-
Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës
25 Dhjetor, 13:52
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni
24 Dhjetor, 19:57
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor, 18:01
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar
24 Dhjetor, 16:51