Numri i lartë i infektimeve me COVID-19, Kurti anulon vizitën në Austri, kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Numri i lartë i infektimeve me COVID-19, Kurti anulon vizitën në Austri, kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Kryeministri Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka thirrur në një mbledhje urgjente Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Kjo mbledhje vjen pas situatës së pandemisë në Kosovë, ku kohët e fundit numri i infektimeve me COVID-19, si edhe i viktimave është rritur ndjeshëm. 

Sipas raportimeve nga mediat kosovare, Kurti ka anuluar një vizitë për në Alpbach të Austrisë, ku ishte i ftuar të marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2021. Ende nuk bëhet me dije orari i saktë se kur do të zhvillohet mbledhja, por pritet të mblidhet sot pasdite.

“Sot pasdite kryeministri Kurti do të thërras mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës. Për orën e mbledhjes do të njoftojmë së shpejti”, thuhet në njoftim.

Nga dita e nesërme në Kosovë futen në fuqi masat të reja anti-COVID. Të gjithë personat që do të hyjnë në Kosovë, pavarësisht shtetësisë, duhet të paraqesin dëshmi për vaksinim apo teste PCR/antigen ose në të kundërtën duhet të karantinohen për shtatë ditë. Nga kjo masë përjashtohen shtetasit e Shqipërisë, kjo edhe për shkak se vendi ynë nuk ka masa të tilla parandaluese në pikat kufitare me Kosovën.

Në masat e reja përfshihet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00. Orari i sektorit të gastronomisë është reduktuar për një orë dhe ky sektor tashmë do të mund të punojë deri në ora 21:30 dhe do të lejohet të punojë vetëm në hapësira të jashtme. Institucionet publike dhe private janë të obliguara të punojnë vetëm me staf esencial deri më 13 shtator. Pas kësaj date, punëtorët e sektorit publik duhet të dëshmojnë certifikatën e vaksinimit apo testet përkatëse që t’iu lejohet hyrja në vendet e punës. Qeveria vendosi që viti i ri shkollor të nisë më 13 shtator.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:57
Kosovë/ Mbi 1100 pacientë me COVID-19 të shtruar në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar (SHSKUK) tha më 29 gusht se në spitalet dhe klinikat ku trajtohen pacientët me koronavirus janë të shtrirë 1.237 pacientë, ku 1.139 prej tyre janë të konfirmuar me koronavirus. Sipas raportit ditor, 61 pacientë janë në kujdes intensiv, ndërkaq 1.060 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi. Në klinikat e Qendrës Klinike Universitare janë të shtrirë 435 pacientë me COVID-19. Numri më i madh i tyre, përkatësisht 120 pacientë, po marrin trajtim në Klinikën Infektive.

Ndërkaq, në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 704 pacientë me koronavirus, ku 188 janë në spitalin e Pejës. Javëve të fundit, Kosova ka regjistruar rritje të rasteve me koronavirus. Vetëm të shtunën u regjistruan 18 viktima dhe 1.891 raste të reja. Më 29 gusht kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër pandemisë, të cilat sipas Qeverisë së Kosovës, kanë për qëllim frenimin e përhapjes së mëtejme të koronavirusit. Të shtunën, më 28 gusht, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se kanë rritur kapacitetet spitalore deri në 1.600 shtretër pas rritjes së rasteve të reja me koronavirus./REL

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë