PRISHTINE, 10 nentor/ATSH/. - Këshilli organizativ për ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini, i emëruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, sot ka zhvilluar takimin e parë me përbërje të plotë dhe në ditët në vazhdim do të bëjë publike axhendën, ben te ditur KosovaPress.
Pjesë e Këshillit Organizativ janë: Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Ceku, Kryesues, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, Zv. Kryesues, përfaqësuesi i Zyrës së Kryeministrit, Edi Sejdiu, përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme- Policisë së Kosovës, Naim Rexha, përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Burim Susuri, Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, Drejtori i Institutit të Historisë, Sabit Syla, përfaqësuesi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Jusuf Bajraktari, përfaqësuesi i familjes së Isë Boletinit, Gazmend Boletini", njoftohet përmes një komunikate për media të Këshillit.
Këshilli Organizativ në këtë takim ka marrë propozimet e anëtarëve të tij dhe ka diskutuar për të gjitha çështjet me rëndësi për organizimin me dinjitet e madhërishem ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini.
Ceremonia do të realizohet më 28 Nëntor në vendlindjen e tij në Boletin, nën patronazhin e Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. /a.ke/