Rreth 300 serbë protestuan në Veri të Kosovës për mbylljen e 5 komunave paralele të ngritura nga Serbia. Sipas mediave kosovare, protestuesit janë pjesë e administratës së këtyre institucioneve, të cilat operonin paralelisht me komunat e shtetit të Kosovës.
Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, tha se mbyllja e komunave paralele në veri të Kosovës, vlerësohet nga blloku si veprim i njëanshëm dhe i pakoordinuar, i cili provokon rritje të tensioneve mes Beogradit dhe Prishtinës.
“Ka çështje më të vjetra në tryezë që duhen shqyrtuar. Ne e konsiderojmë këtë shumë të padobishëm dhe hap tjetër të njëanshëm e të pakoordinuar që ka kapacitet të rrisë tensionet dhe të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm. Dështimi i palëve për të ulur tensionet do të ketë pasoja.”
Për më tepër, Stano paralajmëroi një takim mes palëve, në nivel kryenegociatorësh, duke mos dhënë një datë konkrete.
“Takimet i paralajmërojmë kur të jetë e përshtatshme. Takimet në nivel të kryenegociatorëve nuk i paralajmërojmë zakonisht për media. Por, pa dyshim qëllimi ynë është që sa më parë të kemi takim në nivel kryenegociatorësh sepse ka një varg çështjesh për të diskutuar.”
Më herët, i dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, paralajmëroi një vizitë në Prishtinë për të përgatitur raundin e ri të dialogut në nivel kryenegociatorësh.
SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67%
-
Jo
27.1%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 1156
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zëvendëssekretarja e NATO-s takon Sorensenin: NATO-BE, bashkë për stabilitet në Ballkan
1 Prill, 10:03
-
Shpërthim tek zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan! Policia: Nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale
1 Prill, 08:38
-
'Von der Leyen më ofendoi', kryeministri i Sllovakisë: Më quajti idiot se fola me Trump
1 Prill, 08:19
-
Deputeti shqiptar i shkruan letër Aleksandër Vuçiç
1 Prill, 07:52
-
Zgjedhjet/ Pëllumbi: Objektivi i PS mandati i katërt, kemi BE në krah! Qori: Nëse zgjidhem deputet, s’do jem kryetar i partisë! Kraja: Mungon demokracia! Jupi: PS-PD janë bashkë, të ikin
31 Mars, 21:44
-
Çfarë mund të mësojë Ukraina nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë?
31 Mars, 16:00
-
Vuçiç njofton hapat pas protestave masive: Do flasim njëherë për formimin e një qeverie të re ose do shkojmë në zgjedhje
31 Mars, 15:46
-
Augustin Palokaj: Serbia përdor dialogun, të painkuadruarit dhe orientimin perëndimor të Kosovës kundër njohjeve
31 Mars, 15:19
-
U vranë 106 persona, 26 vite nga masakra e Rahovecit në Kosovë
31 Mars, 11:17
-
Francë/ Le Pen dënohet me 4 vite burg për përvetësimin e fondeve të BE dhe përjashtohet për 5 vite nga kandidimi presidencial: Vendim politik (VIDEO)
31 Mars, 11:16
-
Kosovë/ Rritja e çmimit të energjisë, aktivistë dhe qytetarë paralajmërojnë protestë në Prishtinë
31 Mars, 11:04
-
Kur Evropa zhvendos vëmendjen, çka ndodh me Kosovën?
30 Mars, 16:04