/ATSH/.- Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi, gjatë një takimi sot me ambasadoren e Francës, Maryse Daviet, vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm të Ministrisë dhe Ambasadës.
Ministri Kuçi, sipas komunikatës nga takimi vlerësoi bashkëpunimin që edhe institucionet tjera të Kosovë, kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë me Ambasadën e Francës dhe institucionet e tjera të këtij vendi që veprojnë në Kosovë, sidomos në fushën e drejtësisë.
Ambasadorja Daviet u shpreh e kënaqur për bashkëpunimin e shkëlqyer që ka pasur Ambasada e Francës me Ministrinë e Drejtësisë. Kuçi dhe Daviet theksuan se është e rëndësishme që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tutje me qëllim forcimin e mëtejshëm të sundimit të ligjit në Kosovë./Kosovapress/