"Deklarata është një shprehje e vullnetit të mirë nga kryetarët e komunave për të shtuar ndërveprimin dhe dialogun mes komuniteteve të ndryshme që banojnë në komunat e tyre përmes projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta", thekson njoftimi i dërguar.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, zëvendëskryetari i Komunës së Shtërpcës Beqir Fejzullahu dhe Kryetari i Komunës së Kllokotit Sre?ko Spasi?, do të flasin në këtë aktivitet.
Kosova ka 38 komuna, Mitrovica e Veriut është më e reja, e 10-ta me shumicë serbe, e 5-ta pas Graçanicës, Kllokotit, Ranillugut e Parteshit, të formuara sipas Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të kryenegociatorit Ahtisaari - emisarit special të OKB-së. Po sipas Paketës Ahtisaari, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të trija në veri dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër - Novobërda, me zgjerimin e saj.