Kosovë, misioni i OSBE-së nis fushatën kundër dhunës në familje
PRISHTINË, 26 Nëntor /ATSH/- Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon sot në Prishtinë një konferencë për shtyp me të cilën do të nisë një fushatë informuese kundër dhunës në familje. Fushata e titulluar “Burrat e vërtetë kurrë nuk i rrahin gratë” ka si personazhe dy profesionistë të sporteve luftarake: boksierin Armend Xhoxhaj dhe kik-boksierin […]
/ATSH/- Misioni i
OSBE-së në Kosovë organizon sot në Prishtinë një konferencë për shtyp me të cilën do të nisë një fushatë informuese kundër dhunës në familje.
Fushata e titulluar "Burrat e vërtetë kurrë nuk i rrahin gratë" ka si personazhe dy profesionistë të sporteve luftarake: boksierin Armend Xhoxhaj dhe kik-boksierin Marko Bozovic. Fushata përmban spote televizive dhe posterë në gjuhën shqipe e serbe dhe do të zgjasë katër javë, duke përfshirë edhe 16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës ndaj Grave.
Fushata ka për qëllim të ndihmojë parandalimin e dhunës në familje dhe nxit publikun dhe viktimat t'i raportojnë rastet te mbrojtësit e viktimave.
Shefi i Zyrës Rajonale të OSBE-së në Prishtinë, Neil Tobin, menaxheri i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, Basri Kastrati dhe Udhëheqësja e Njësisë kundër Dhunës në Familje në Policinë e Kosovës, Tahire Haxholli, do të flasin në këtë ngjarje.
Në Kosvë, me rastin e hapjes së Fushatës së 16 Ditëve të Aktivizimit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit publikoi dje Komentarin e Ligjit për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje. "Fushata e filluar në 25 nëntor përfundon me 10 dhjetor (Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut) duke lidhur simbolikisht këto dy ditë në përforcim të mesazhit se dhuna ndaj grave është shkelje e të drejtave të njeriut", u tha me këtë rast.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka bërë dje një deklaratë me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave.
"Shpreh mbështetjen time të pakursyer në këto 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës gjinore, duke i thënë NDAL dhunës ndaj gruas dhe duke i bërë thirrje të gjithë shoqërisë që përpjekjet për t'i dhënë fund dhunës ndaj gruas t'i bëjnë pjesë të çdo dite të tyre", theksonte ajo.
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.1%
-
Jo
52.8%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 1992
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56