Kosovë- Misioni i OSBE-së trajnim për sigurinë në aeroport
PRISHTINË, 20 Qershor /ATSH-B.Jashari/.-Misioni i OSBE-së ka përfunduar një trajnim pesëditor me temë sigurinë në aeroport për menaxherë të Aeroportit të Prishtinës, policë e doganierë, i cili u mbajt nga 16 deri në 20 qershor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri. Trajnimi, që u udhëhoq nga një ekspert i sigurisë së aeroporteve […]
Kosove Prishtine
PRISHTINË, 20 Qershor /ATSH-B.Jashari/.-Misioni i
OSBE-së ka përfunduar një trajnim pesëditor me temë sigurinë në aeroport për menaxherë të Aeroportit të Prishtinës, policë e doganierë, i cili u mbajt nga 16 deri në 20 qershor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.
Trajnimi, që u udhëhoq nga një ekspert i sigurisë së aeroporteve nga Franca, është përqendruar në metodat dhe teknikat ndërkombëtare për mbrojtjen e udhëtarëve, personelit të fluturimeve dhe aeroplanëve nga dëmtimet aksidentale ose të qëllimshme. Trajnimi ka mbuluar edhe praktikat e mira rreth operacioneve të aeroportit dhe qarkullimin e informatave kyçe mes ofruesve të sigurisë dhe avio-kompanive.
"Menaxhuesi i Aeroportit të Prishtinës përpiqet që të ofrojë siguri për udhëtarët, personelin dhe pajisjet e veta dhe ky trajnim i ka ndihmuar të shqyrtojnë mënyrat më të mira për ta bërë këtë", tha John Corrigan, Shef i Sektorit të Krimit të Organizuar në Misionin e OSBE-së në Kosovë. "Trajnimi po ashtu ka ofruar një mundësi të mirë për të rritur bashkëpunimin mes stafit të aeroportit dhe policisë së doganave", shtoi ai.
Pjesëmarrësit janë trajnuar rreth kërkesave ligjore për të përmbushur dhe zbatuar standardet ndërkombëtare të Organizatës Ndërkombëtare për Aviacion Civil, mundësitë dhe kufizimet e pajisjeve të sigurisë, si dhe procedurat e kontrollit të udhëtarëve dhe bagazhit.
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe komuniteteve, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Misioni ofron trajnime të avancuara dhe specializuara për agjencitë e zbatimit të ligjit./k.s//a.ke/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.2%
-
Jo
46.4%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 7008
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15