Misioni do të dhurojë dhjetë kamera që do t'u mundësojnë policëve të jenë në vendngjarje të krimeve dhe aksidenteve, të pajisur në mënyrë të duhur dhe në gjendje të marrin prova fotografike, si hap i parë gjatë hetimeve.
Trajnimi do të mbahet me kërkesë të Komandës Rajonale të Policisë së Kosovës.
.Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean- Claude Schlumberger dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, do të flasin në këtë trajnim.
Aktiviteti organizohet në Zyrën Rajonale të OSBE-së në Mitrovicën e Veriut. /ATSH/