/ATSH-Behlul Jashari/.-Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa deklaroi të premten se dialogu në Bruksel me Serbinë do të vazhdojë, por zbatimi i marrëveshjeve është i domosdoshëm.
"Dialogu do të vazhdojë, mirëpo çdo vazhdim i dialogut ndërlidhet me kërkesën tonë në Bruksel që të bëhet zbatimi i marrëveshjeve ekzistuese. Këtë e kemi biseduar edhe me përfaqësuersit e BE-së edhe me SHBA-të. Fuqishëm na mbështesin në këtë pjesë. Zbatimi i marrëveshjeve është i domosdoshëm", theksoi Mustafa.
Gjatë një konference shtypi, në përgjigje të interesimit për mosfillimin e zbatimit sot të marrëveshjes Prishtinë-Beograd për njohjen reciproke të policave të sigurimit, Mustafa tha se "kemi mospërmbushje të marrëveshjes nga ana e Serbisë".
"Serbia nuk i është përmbajtur afateve që sot të fillojë përmbushja e marrëveshjes. Nuk kemi anulim dhe as pezullim të marrëveshjes. Serbia ka informuar se nuk është në gjendje, nga dita e sotme, të zbatojë marrëveshjen, për arsye se duhet të punojë që t'i përmbushë edhe disa prej detyrimeve që janë në të", tha Mustafa në konferencën për shtyp.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të tjera, kreu i qeverisë së Kosovës tha se, "çështja e Gjykatës Speciale është ajo mbi të cilën po punohet".
"Ajo që mund t'ju them sot për sot është se ne kemi kërkuar që deputetët të mos shkojnë me pushime para se të vendosë Kuvendi për Gjykatën Speciale, përkatësisht para se ta riprocedojmë në Kuvend.
"Nuk mund të flasë për data, por po flas për një përkushtim tonin që kjo çështje të kryhet dhe jemi të përkushtuar që të përfundojë para pushimeve të Kuvendit të Kosovës", tha kryeministri Mustafa, në konferencën për shtyp e cila fillimisht ishte e fokusuar në çështje të ekonomisë dhe zhvillimit
/Shqiptarja.com