Kosovë – Serbi, pa marrëveshje
ndahen sërish për kufijtë

Kosovë – Serbi, pa marrëveshje<br />ndahen sërish për kufijtë
BRUKSEL – Kosova dhe Serbia vazhdojnë të jenë të ndarë në qëndrimet e tyre sa i takon menaxhimit të integruar të kufijve.
Edhe në ditën e dytë të bisedimeve që po mbahen në Bruksel nuk është arritur asnjë marrëveshje.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, Serbia dhe Kosova kanë bërë pak progres në bisedimet që kanë për synim të qetësojnë tensionet në kufijtë e tyre.
“Përfaqësuesi i BE-së në bisedime, Robert Kuper do të njoftojë sot bllokun prej 27 shteteve të BE-së dhe gjithashtu do të ketë një deklaratë për shtyp”, mësohet të ketë thënë zyrtari.
Kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri ka akuzuar Serbinë për mentalitet të së kaluarës e cila ende mendon në rikthimin e të kaluarës, dhe që sipas saj ky qëndrim nuk e lejon atë të pranoj asnjë marrëveshje.
"Ne e kemi pranuar marrëveshjen, por tani e tutje i mbetet BE-së që të merret me Serbinë në ditët në vazhdim. Kosova edhe sonte ka fituar një vlerësim të lartë para miqve ndërkombëtar", ka thënë ajo.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën