Kosovë, ndërpritet Kuvendi
hidhet sërish gaz lotësjellës

Kosovë, ndërpritet Kuvendi<br />hidhet sërish gaz lotësjellës
PRISHTINE - Glauk Konjuca kreu i grupit parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjuca në një prononcim për gazetarët pas shpërndarjes së deputetëve nga salla e Kuvendit bëri të ditur se cilat janë tre alternativat që opozita i ofron qeverisë:Të tërhiqen marrëveshjet me Serbinë, Të dëgjojnë popullin e Kosovës përmes referendumit, Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë
 
Tëheqje, referendum ose zgjedhje të parakohshme
Glauk Konjuca bëri të ditur se cilat janë tre alternativat që opozita i ofron qeverisë:
Të tërhiqen marrëveshjet me Serbinë
Të dëgjojnë popullin e Kosovës përmes referendumit,
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Ora 11:20 Konjuca: Nuk do të lejojmë mbajtjen e seancave
"Janë të vendosur t'i arrestojnë të gjithë deputetët e opozitës. këta po marrin masa shtesë, por me siguri që do të ketë përballje dhe ballafaqim sërish. Ne nuk do ta lejojmë mbajtjen e seancave të Kuvendit të Kosovës nëse vendosen diku tjetër", - u shpreh kreu i grupit parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjuca në një prononcim për gazetarët pas shpërndarjes së deputetëve nga salla e Kuvendit.

Ora 11:15 Dialogu i vetëm është tërheqja e marrëveshjeve
"Dialogu i vetëm është tërheqja e marrëveshjeve", -u shpreh një nga deputetët e opozitës në ambientet e Kuvendit të Kosovës i cili është kthyer në një situatë të rrëmujshme në pritje për të mësuar nëse do të mbahet mbledhje e Kuvendit në ndonjë sallë alternative.

Ora 11.10 Nis seanca nën masa të rrepta sigurie
Ashtu siç ishte paralajmëruar, edhe seanca e sotme plenare në Kosovë është ndërprerë për shkak se në sallë është hedhur gaz lotësjellës, pavarësisht se ishin marrë masa të rrepta sigurie. Gazi është hedhur nga deputeti Ismail Kurteshi.

Kjo seancë, zhvillohet dy ditë pas manifestimit paqësor të opozitës në Prishtinë, ku u arrestua edhe ish-lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe dhjetra aktivistë.
 
Edhe séancen e sotme, opozita ka deklaruar që do ta bllokojë.

(vijon)

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve