/ATSH/.- Themeluesi dhe ish-guvernatori i Bankës Qendrore Ajri Begu ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, nga një sëmundje e rëndë, në moshën 64 vjeçe.

Begu, është njëri nga ekonomistët më të shquar të brezit të mesëm. Ka lindur në Dibër, ku edhe mbaroi shkollën e Mesme, ndoqi studimet në ekonomi në Universitetin e Prishtinës dhe një kohë punoi gazetar dhe analist i zhvillimeve ekonomike.

Pas luftës u angazhua për themelimin e Bankës Qendrore të Kosovës, ndërkohë u zgjodh guvernator i saj.Sipas njoftimit të familjes në orën 12:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të bëhen homazhe, ndërsa në varrimi do të bëhet në orën 14:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.
/KosovaPress/