Kosovë/ Nga e hëna masa të reja anti-COVID, punonjësit e sektorit publik dhe privat në punë vetëm me certifikatë vaksinimi

Kosovë/ Nga e hëna masa të reja anti-COVID, punonjësit e sektorit publik dhe privat në punë vetëm me certifikatë vaksinimi

Foto ilustruese

KOSOVË- Nga dita e hënë në Kosovë do zbatohen masa të reja anti-COVID. Ditën e sotme është vendosur që punonjësit e administratave, por edhe punonjësit e kompanive private, si call center, qendra tregtare, restorante, duhet të paraqesin dëshminë e vaksinimit.

Gjatë një konference për shtyp, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se shkollat do të hapen me datë 27 shtator, ndërsa në kudër të kufizimit të pandemisë, nuk do të lejohen në klasa më shumë se 20 nxënës, ku duhet të respektojnë edhe distancën sociale. Në rastet kur një klasë ka mbi 20 nxënës, mësimi do të zhvillohet me turne.

Ndeshjet në stadiume do të lejohen vetëm me 30% të kapaciteteve, ku tifozët duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit, ose test PCR, ose test serologjik.

“Ashtu siç kemi paralajmëruar tani nga institucionet shtetërore dhe një mori e institucioneve private do të kërkohet që të paraqesin certifikatën e vaksinimit, apo testeve përkatëse para hyrjes në objektet ku operojnë. Kjo vlen për aktivitete si qendra tregtare, call center, gastronomia në ambientet e brendshme dhe të gjithë punonjësit në institucionet  publik dhe privat që punojnë me palë”, tha Vitia.

Këto masa pritet të votohen nesër në Kuvend. Sakaq, kufizimi i lëvizjes do mbetet i njëjtë, nga ora 22:00 deri në 05:00. Në fuqi ka mbetur edhe vendimi për qytetarët që duan të futen në ambientet e brendshme të lokaleve dhe restoranteve, të cilët duhet të tregojnë certifikatë vaksinimi ose tampon negativ.  Pavarësisht se ditët e fundit është vënë re një ulje e ndjeshme e rasteve të reja me COVID, ministri Vitia tha se situata nuk është e stabilizuar, ndaj duhen respektuar protokollet. Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 133 raste të reja infeksioni dhe 2 viktima.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja