PRISHTINE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e miratoi sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke marrë më së shumti vota dhe 48 ulëse në Kuvendin e ardhshëm. Rezultatet përfundimtare të KQZ-së tregojnë se më së shumti vota në këtë parti ka marrë kryeministri aktual Albin Kurti -337.791.
10 deputetët që morën më shumë vota nga PDK
Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e dyta në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe ka fituar 24 ulëse në Kuvend.
Personi më i votuar në këtë parti sipas rezultateve të përgjithshme të KQZ-së del të jetë kandidati për kryeministër Bedri Hamza me 173.526 vota.
Dhjetëshja më e votuar e LDK-së
Lidhja Demokratike e Kosovës u rendit e trata në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe ka fituar gjithsej 20 ulëse në legjislativin e ardhshëm. Rezultatet përfundimtare të KQZ-së tregojnë se kandidati më i votuar nga radhët e LDK-së ishte Lumir Abdixhiku me 146.401 vota.
Deputetët e ardhshëm të AAK-NISMA
Lidhja Demokratike e Kosovës u rendit e katërta në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe ka fituar gjithsej 20 ulëse në legjislativin e ardhshëm. Rezultatet përfundimtare të KQZ-së tregojnë se kandidati më i votuar nga radhët e LDK-së ishte Lumir Abdixhiku me 146.401 vota.
Komente









