Kosovë- Nis java e ‘luleshtrydhes’


PRISHTINË, 28 Maj/ATSH/.- Për katër ditë me radhë duke filluar nga sot, sheshi "Nënë Tereza" i Prishtinës do të jetë i mbushur edhe luleshtrudhe, pasi shënohet java e këtij fruti.
Kultivues të shumtë të luleshtrydhes kanë zënë vend në të dyja anët e sheshit ku edhe po promovojnë produktet e tyre.
Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, vizitoi nga afër fermerët pjesëmarrës në këtë aktivitet. Duke folur për bashkëpunimin e mirë me USAID, Krasniqi tha se "ishte kënaqësi që bashkë me drejtorin e USAID-it në Kosovë t'i vizitojmë këta prodhues të luleshtrydheve të vendit tonë për të shënuar edhe javën e luleshtrydheve që tashmë është bërë një eveniment publik, tradicional në bashkëpunim me USAID-in dhe Ministrinë e Bujqësisë".
"Është një moment për të festuar edhe këtë partneritet shumë të rëndësishëm që ne e kemi për zhvillimin e bujqësisë, në Kosovë, por edhe për të inkurajuar dhe mbështetur prodhuesit tonë të luleshtrydhes, të cilët në vitet e fundit padyshim qe kanë arritur që edhe të shtojnë sipërfaqet edhe të rritin prodhimet e të ndikojnë dukshëm ne rritjen e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik lokal", tha Krasniqi.
"Për herë të parë këtë vit Ministria e Bujqësie, ka filluar edhe me subvencionimin e pemishteve ekzistuese që nuk ka ndodhur më parë dhe ne po i ndihmojmë me 400 euro për hektar, të gjithë fermerët te cilët kultivojnë pemë", ka shtuar ai.
Krasniqi tha se Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, mbetet e përkushtuar që të rrisë buxhetin për këtë sektor duke theksuar se është sektor i cili garanton sukses.
Ndërsa James Hope, Drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë u shpreh se bujqësia është njëri nga sektorët më të rëndësishëm në Kosovë që zhvillon ekonominë, krijon vende të punës".
Arber Hasani fermer nga komuna e Skenderajt, është shprehur i kënaqur me përkrahjen e Ministrisë se Bujqësisë dhe Pylltarisë.
Luleshtrydhet e kultivuesve do të promovohen në sheshin "Nënë Tereza" deri më 31 maj të këtij viti, për gjithsej katër ditë. Një pako që peshon rreth 1 kilogramë kultivuesit e shesin për 1 euro, shumë më lirë se sa një e tillë mund të blihet në dyqane apo tregje të qytetit./Kosovapress/k.s/

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë