PRISHTINË, 2 Shkurt /ATSH/.-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa priti të hënën në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu. Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe ambasadori Braathu biseduan për gjendjen e përgjithshme politike në Kosovë, për bashkëpunimin dypalesh dhe thellimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen.
Kryeministri Mustafa dhe ambasadori Braathu po ashtu biseduan për vazhdimin e përkrahjes së shtetit norvegjez për proceset në Kosovë.
Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, ka uruar kryeministrin Mustafa për detyrën e re në udhëheqjen e Qeverisë së Kosovës./b.j/ /a.g/










