Kosovë, operacioni “Subvencioni 2021” arrestohen 12 zyrtarë, konfiskohen 433 mijë euro

Kosovë, operacioni “Subvencioni 2021” arrestohen 12 zyrtarë, konfiskohen 433 mijë euro

12 zyrtarë të shtetit janë arrestuar dje në Kosovë nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës dhe marrje/dhënie të ryshfetit, pas një aksioni që ka realizuar Policia e Kosovës në tri lokacione të ndryshme. Përveç arrestimeve janë konfiskuar para, vetura, telefona, kompjuterë dhe armë.

Në raportin e policisë tregohet se janë konfiskuar:  433 mijë e 160 euro, 600 dollarë, 200 franga, 275 lira turke, 15 telefona, 8 vetura, 1 kompjuter, 5 armë, 1 USB dhe 1 vulë.

“Me urdhër të prokurorit njëmbëdhjetë zyrtarët e arrestuar janë dërguar në mbajtjes 48 orë ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Operacioni ndodhi në Prishtinë, Istog, Gjilan, Podujevë dhe Lipjan, nën dyshimet për keqpërdorime të fondeve të subvencioneve. Operacionet zgjatën për disa orë. Lidhur me rastin kanë reaguar edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili tha se pret një hetim të plotë për të gjithë që janë përfshirë në këtë rast.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Dukaj u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Dukaj u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici