Në natën mes 8 e 9 korrikut, dy automjete në pronësi të familjes Kolasinac janë qëlluar me armë dhe ka pasur përpjekje për të dëmtuar/djegur një monument në fshat.
Përmes një njoftimi për shtyp ambasadori Schlumberger thekson se "i dënoj fuqishëm këto incidente që prekin komunitetin serb të Kosovës, e të cilat i kontribuojnë ndjenjës së shqetësimit dhe pasigurisë. E inkurajoj policinë dhe institucionet e tjera relevante që të hetojnë rastet shpejtë, dhe të sjellin personat përgjegjës para drejtësisë. Incidentet e tilla ndikojnë negativisht në bashkëjetesën paqësore mes komuniteteve në Kosovë dhe duhet trajtuar me prioritet".