"E përgëzoj Kuvendin për hapat e ndërmarrë për të shqyrtuar performancën dhe financat e transmetuesit publik. Është përgjegjësi e Kuvendit si institucioni kryesor mbikëqyrës në Kosovë që t'i përgjigjet shqetësimeve të ngritura javëve të fundit në lidhje me RTK-në," tha Schlumberger.
Sipas KosovaPress, ai u shpreh më tek se pret që të veprohet shpejt dhe të adresohen rekomandimet e Kuvendit. "Pavarësia editoriale dhe menaxhimi i mirë janë parakushte themelore për një transmetues publik funksional e të besueshëm", tha ai.
Rekomandimet vijnë pas shqetësimeve të ngritura kohët e fundit nga disa redaktorë dhe nga sindikata e RTK-së, si dhe disa përfaqësues politik, në lidhje me politikat redaktuese dhe menaxhimin e përgjithshëm të transmetuesit publik.
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Ndihmon në ruajtjen e lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes dhe përkrah zhvillimin e mediave./atsh/