Kosovë - Ish-presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, deklaroi se nuk ka kërkuar që të jenë katër emra në top dhjetëshen e Listës së LDK-së, duke shmangur përgjigjen konkrete se si do të kandidojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, si presidente apo si deputete.

Ajo tha se çdo vendim do të bëhet i ditur në kohën e duhur, ndërsa theksoi se mbështetja kryesore për të vjen nga qytetarët.

“Nuk është mirë të spekulojmë. Unë nuk kam kërkuar kurrë asnjë pozitë nga askush. Kurdo që kemi diçka për t’ju thënë do t’ju themi. Do të jem para qytetarëve, deri sot në të gjithë angazhimin tim politik janë ata që ma kanë dhënë forcën dhe edhe tash e tutje do të jetë njësoj”, tha Osmani.