PRISHTINË, 21 Gusht /ATSH-B.Jashari/.- Gjykata Kushtetuese e Kosovës përfundoi seancën dëgjimore rreth mbledhjes konstituive të Kuvendit të Republikës të 17 korrikut. Kyetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, mbylli seancën dëgjimore duke paralajmëruar se vendimi lidhur me këtë seancë do të votohet nga gjyqtarët dhe do të publikohet, pa saktësuar kur.
Gjatë seancës, përfaqësuesi i PDK-së, koalicionit parazgjedhor, nënkryetari i partisë e deputeti Arsim Bajrami, ka kërkuar anulimin e vendimin të Kuvendit të Kosovës të 17 korrikut për zgjedhjen e kryetarit të LDK, deputetit Isa Mustafa kryeparlamentar.
Përfaqësuesja e koalicionit paszgjedhor, deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka mbrojtur kushtetutshmërinë e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës duke theksuar se deputeti ka të drejtë të vendos se cilit grup parlamentar t'i takoje.
Përfaqësuesja e Lëvizjes Vetëvendosje, deputetja Albulena Haxhiu, po ashtu prezantoi argumentet e saj, duke përfunduar se vendimi i datës 17 korrik i Kuvendit të Kosovës duhet mbetet në fuqi dhe i njëjti është i zbatueshëm.
Seanca e sotme dëgjimore publike në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës ishte e hapur dhe u tranmetua në televizione kosovare./i.v/a.ke/
/Shqiptarja.com