MITROVICË - Situata e përgjithshme në rrugët e komunës së Mitrovicës jugore, pas reshjeve të fundit të dëborës dhe përmbytjeve, është përmirësuar dukshëm.
Të gjitha rrugët janë të kalueshme, ndërkohë që ka ndërhyrje të shpeshta të kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve në zonën e Shalës së Bajgorës, për shkak të ngricave, , bën të ditur sot njoftimi dërguar nga komuna e qytetit më të madh verior të Kosovës.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Musa Dragaj, tha se "në Shalë ka nevojë për ndërhyrje më të shpeshta".
"Ndonëse në qytet rrugët janë të pastruara, në viset rurale ende kemi dëborë, kështu që këto ditë kemi pas ndërhyrje më të shpeshta në zonën e Stantërgut, Melenicës, Pretenit dhe Vllahisë, pastaj në disa lagje të fshatit Bare, në fshatin Bajgorë, për shkak të ortekëve që janë krijuar nga erërat e forta. Mirëpo, të gjitha rrugët janë të kalueshme", tha Dragaj.
Ndërsa, sa i përket situatës pas përmbytjeve që ndodhën gjatë fundjavës, ai tha se edhe në këtë drejtim situata është më e mirë, pasi lumi Sitnica, që kishte nga shtrati, është kthyer në rrjedhën e tij dhe është tërhequr nga pjesët e përmbytura./ATSH/
/Shqiptarja.com