Kosovë-Policia: Nga nesër, në Vërmicë do të aplikohet kontrolli kufitar në dalje


PRISHTINË, 9 Nëntor /ATSH/.-Lidhur me menaxhimin dhe kontrollin e kufirit shtetëror, si një nga detyrat dhe autorizimet e përgjithshme të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në vendkalimin kufitar me Shqipërinë në Vërmicë,  nga nesër aplikohet kontroll në dalje.
Policia e Kosovës njofton se, "si rekomandim nga Komisioni Evropian, në procesin e dialogut të liberalizimit, në mes të Kosovës dhe Komisionit Evropian, që nga data 10 Nëntor 2015, në Pikën e Kalimit të Kufirit në Vërmicë do të aplikohet kontrolli kufitar në dalje".
"Ky kontroll kufitar do te mundësojë aplikimin e standardit të kontrollit sistematik dhe nuk do të jetë pengesë në qarkullim e njerëzve dhe mallrave përmes kësaj pike", bëhet e ditur në njoftimi e dërguar./b.j/f.n/

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social