Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe kreu i LDK Lumir Abdixhiku, do të takohen sot pasdite në përpjekje për të arritur një marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja të vendit pas zgjedhjeve të qershorit.

Kurti iu drejtua me ftesë edhe Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës, por krerët e dy partive e refuzuan takimin.

Ftesa e Kurtit, partia e të cilit fitoi zgjedhjet e 7 qershorit, vjen 2 ditë para se të mbahet seanca konstituive e kuvendit të dalë nga zgjedhjet e fundt.

Në letrën që kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i ka dërguar Kurtit, thuhet se është bërë i qartë qëndrimi i partisë se do të qëndrojë në opozitë.

Aleanca e udhëhequr nga Ardian Gjini, po ashtu e refuzoi takimin, njësoj siç kishte vepruar edhe në korrik.