Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pas shqetësimeve të shfaqura në veshka sot në orët e para të mëngjesit ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së.

Më pas ai është shtruar në Klinikën e Urologjisë ku u trajtua për gurë në veshka nga personeli mjekësor.

Po sot ai ka dalë nga Klinika e Urologjisë e Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Presidenca me anë të një njoftimi bën me dije se “Presidenti i Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje për kujdesin e treguar nga i tërë personeli shëndetësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Gjendja shëndetësore e Presidentit të Republikës së Kosovës është stabile dhe Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës do t’iu mbajë të informuar lidhur me trajtimin që është duke marrë presidenti Thaçi”.