Thaçi takohet me partitë parlamentare: Subjekti që mund të bëj shumicën mandatohet për qeverinë e re

Thaçi takohet me partitë parlamentare: Subjekti që mund të bëj shumicën mandatohet për qeverinë e re

Presidenti i vendit Hashim Thaçi pritet t’i takojë sot krerët e të gjitha partive politike në vend, lidhur me çështjen e mandatarit të qeverisë.

Burime të Klan Kosovës marrin vesh që Thaçi do t’i presë në orën 16:30 të gjitha partitë parlamentare në takime konsultative, për ndërmarrjen e hapave të mëtejmë pas moscionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Presidenti paraprakisht përmes një letre e njoftoi edhe Kryeministrin në detyrë Albin Kurti, se do të vazhdojë me konsultim të përbashkët me të gjithë liderët e subjekteve politike, përmes letrës së pestë që i dërgoi këtij të fundit.

Thaçi thotë se Kurti nuk e shfrytëzoi të drejtën e tij për propozimin e kandidatit të ri për ta formuar qeverinë.

Takim, ndërkaq, sot gjatë ditës ka pasur edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa, bashkë me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj. Të dy kanë diskutuar për koalicionin e ri, tash kur Këshilli i LDK-së e ka aprovuar një koalicion me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe minoritetet.

Dita e sotme mund të sjell zhvillime në Kosovë. Presidenti Hashim Thaci mund t’ia dorëzojë të mandatin për qeverinë e re, partisë së dytë të dalë nga zgjedhjet. 

Thaçi ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të bëjë veprime kushtetuese drejt krijimit të qeverisë së re.

Duke qenë se LVV-ja nuk e ka dorëzuar që gati tri javë emrin për mandatarin, këtë të drejtë presidenti i vendit pritet që sot pasdite t’ia kalojë partisë së dytë të dalë nga zgjedhjet e gjashtë tetorit.

Presidenti tashmë i ka pohuar partive që kanë paralajmëruar koalicion se sot mund të dorëzojë të drejtën për mandatarin.

Temë kryesore e diskutimit mes dy liderëve ka qenë çështja e mandatuesit dhe formimi i koalicionit.

Partia e Mustafës tashmë ka marrë konfirmim nga Këshilli i partisë për një koalicion me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe minoritetet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:48
Presidenti Hashim Thaçi: Për qeverinë e re do mandatojë subjektin që dëshmon se mund ta bëjë shumicën

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pasi ka dëgjuar të gjitha qëndrimet e partive politike të cilat ishin kundër shkuarjes në zgjedhje të reja, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se do t’i japë mandatin cilësdo parti apo koalicion që dëshmon se ka shumicën në Kuvend për krijimin e insistucioneve të reja. 

“Nuk është në disckrecionim tim të propozojë kandidatin e tillë”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se qeveria rrejedh nga Kuvendi, prandaj sipas tij propozimi duhet të rrjedh nga partia politike apo koalicioni që mund të ketë gjasa për krijimin e qeverisë dhe që do të marrë votat e nevojshme për krijimin e qeverisë së re.
 

Ora 17:17
Kosovë, presidenti Thaçi u kërkon partive: Konfirmoni vullnetin, Qeveri të re apo zgjedhje të reja. LVV: Nuk e kemi refuzuar kërkesën për mandatarin

Presidenti Hashim Thaçi, u ka kërkuar të gjithë përfaqësuesve të partive politike parlamentare që të deklarojnë vullnetin e tyre nëse janë për formim të Qeverisë së re apo shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Sot ju kam ftuar në këtë takim konsultativ për të diskutuar me ju hapat e ardhshëm që t’i japim vendit Qeveri me legjitimitet të plotë qytetar. Edhe pse i kam dërguar pesë kërkesa LVV-së nuk ka shfrytëzuar të drejtën e propozimit të kandidatit të ri për të formuar Qeverinë”.

“Në pajtim me mandatin e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe Gjykatës Kushtetuese është e drejtë dhe detyrë e presidentit të bëjë përpjekje për krijimin e një Qeverie. Është përgjegjësi e imja ta ruaj stabilitetin e vendit dhe të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve dhe për këtë do të marrë hapat sipas Kushtetutës”.

“Të ndodhur në këtë situatë pas mocionit të mosbesimit me 25 mars nga 82 deputetë sot ju përfaqësues të të gjitha partive parlamentare ju ftoj që të konfirmoni a është në vullnetin e partive politike që të kemi një qeveri të re apo të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Presidenti nuk e shpërbën kuvendin por vetëm sipas vullnetit të partive politike”.

Ndërkohë takimi mes Presidentit dhe partive politike ende vazhdon

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Thaçi është duke bërë shkelje kushtetuese me thirrjen e partive të tjera për t’u konsultuar për të formuar Qeverinë e re.

Ajo ka theksuar se VV-ja, nuk e ka refuzuar kërkesën e presidentit Hashim Thaçi për të emëruar mandatar të ri për kryeministër.

“Në asnjë rast nuk e kemi propozuar as kërkesën as propozimin e mandatarit. Sot kam pranuar një letër nga ju jashtë kompetencave si president. Kushtetuta nuk parasheh një komepetencë  të tillë të presidentit për të shfrytëzuar  mandatarin. Kushtetuta parasheh caktimin e mandatarin pas propozimit nga partia e cila ka fituar shumicën”.

Haxhiu i ka thënë Thaçit se bazuar në rolin e tij si president, ai nuk ka të drejtë për të konstatuar se kemi refuzuar këtë kërkesë.

“Nuk e keni në mandat e kompetencë që të caktoni se si e çfarë do të jetë Qeveria dhe ju ende nuk na jeni përgjigjur që në bazë të çfarë pike po veproni. Ju përmendët Qeveri me legjitimitet të plotë. S’mund të ketë qeveri me legjitimitet të plotë qytetar pa shkuar në zgjedhje”.

“Më 6 tetor qytetarët kanë vendosur dhe ju nuk mund ta anashkaloni partinë e parë. Ju bëj ftesë që të respektoni kushtetutën dhe të kryeni vetëm detyrat e juaja si president”, ka thënë Haxhiu.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emi: 25/04/2020 01:30

    Ske ca jep ma por jep dorheqje se je ba si diktatore si nuk e shlon karrigen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave