/ATSH/.-Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) bën të ditur sot se ka hartuar një raport lidhur me vlerësimin e procesit të verifikimit të sigurisë në Kosovë. "Procesi i verifikimit të sigurisë përbën një ndër shtyllat më të rëndësishme të sektorit të sigurisë në vend", thekson raporti.
Mes të tjerash "identifikon defektet në implementimin e Ligjit për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë, si dhe dobësitë në definimin e vendimeve për refuzimin e lejeve të sigurisë".
Raporti rekomandon zhvendosjen e Departamentit të Verifikimit të Sigurisë nga AKI.
"QKSS ka listuar tre alternativa mbi bazën e së cilave njëra do të duhej të konsiderohej gjatë procesit të ndryshimit të Ligjit për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë: Themelimi i një departamenti në kuadër të Zyrës së Kryeministrit; Themelimi i një departmenti në kuadër të Këshillit të Sigurisë së Kosovës apo Themelimi i një drejtorie apo agjencie në kuadër të Kuvendit të Kosovës", thuhet në komunikatën e dërguar.
/Shqiptarja.com