Kosovë-Raporti i OSBE-së, thirrje për përgjigje të përmirësuar ndaj riuzurpimit të pronës

/ATSH/.- Rastet e riuzurpimit të pronës kërkojnë përgjigje të vendosur nga institucionet e Kosovës në mënyrë që të garantohet mbrojte e plotë e të drejtave pronësore të të gjitha komuniteteve në Kosovë, theksohet në raportin e Misionit të OSBE-së i publikuar sot.
Sipas njoftimit të dërguar, Raporti shqyrton përgjigjen e institucioneve të Kosovës në rastet kur prona e administruar nga Agjencia Kosovare e Pronës (AKP) dhe që ka qenë subjekt i urdhrit për dëbim është uzurpuar përsëri. Nga viti 2008 deri në 2013, AKP ka referuar 326 raste të tilla te prokurorët, shumica e të cilave kanë të bëjnë me prona të pjesëtarëve të komunitetit serb të Kosovës.
Raporti gjen disa mangësi, të cilat rrezikojnë efikasitetin e përgjigjes institucionale në rastet e riuzurpimit të paligjshëm. AKP, Policia e Kosovës dhe prokurorët duhet të përmirësojnë koordinimin e tyre në zbatimin e urdhrave për dëbim; prokurorët duhet të ngritin aktakuza të duhura kundër uzurpatorëve; procedurat gjyqësore duhet të përfundojnë me kohë; dhe dënimet adekuate duhet të shkojnë paralelisht me kompensimet për pronarët.
"Prezenca e vazhdueshme e uzurpimit të paligjshëm në Kosovë është shqetësuese," tha Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger.
"Duhet të bëhen përpjekje për të zbatuar dëbimet dhe për të ndalur përsëritjen e kësaj kundërvajtje në të ardhmen," shtoi ai.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?