Debora sot në Prishtinë
PRISHTINË, 12 Janar /ATSH/.-Kosova në mëngjesin e sotëm është e mbuluar nga dëbora e rënë gjatë natës, ndërsa Instituti Hidrometeorologjik parashikon edhe reshje të tjera në ditët e para të javës me mot kryesisht të vranët. Temperaturat do të ulen nga -4 deri -6 gradë celsius gjatë pasdites së sotme, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 2 deri 4 gradë celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperendimi me shpejtësi 1 deri 9m/s.
Nga dita e martë Kosova do të ndikohet nga masat e ajrit, të cilat vijnë nga ana jugperëndimore e kontinentit. Këto masa do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave minimale dhe maksimale. Nga dita e mërkurë e deri të dielën do të mbajë mot i ndyshueshëm. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri 0 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 4 deri 6. Do të fryjë erë nga jugu dhe jugperendimi, e lehtë deri mesatare, kurse nëpër disa lokalitete shpejtësia e erës do të kalojë mbi 10 m/s./b.j/k.s/









