Kosovë, rreth 35 përqind e popullatës së rritur janë vaksinuar me dy doza

Kosovë, rreth 35 përqind e popullatës së rritur janë vaksinuar me dy doza

Vaksinimi masiv në Kosovë

Rreth 35 përqind e popullatës së rritur mbi moshën 18 vjeçare janë të vaksinuar me dy doza të vaksinës anti-COVID në Kosovë. Sipas Qeverisë së Kosovës deri më tani numri i qytetarëve të vaksinuar me dy doza është mbi 440 mijë.

Ekzekutivi me anë të njoftimi bëri të ditur se janë në rrugë të mbarë ta tejkalojnë vaksinimin e 60 përqindëshit të popullatës.

‘Deri tani mbi 440.000 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy doza apo 35% e popullatës së rritur – mbi 18 vjeç. Procesi i vaksinimit po vazhdon dhe me këtë ritëm jemi në rrugë të mbarë që të tejkalojmë cakun prej 60% të popullatës së rritur deri në fund të vitit.

Ndërkohë, këtë javë numri i rasteve të reja ka pësuar rënie të ndjeshme, sikurse edhe rasteve të hospitalizuara. Nga sot kemi nën 10.000 raste aktive, për herë të parë pas 15 gushtit, kurse sot pozitivitet i rasteve të reja është vetëm 2.98%, më i ulëti që nga 2 gushti”.- thuhet në njoftim.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët