Në Kosovë pritet të nisë seanca e dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri, pasi tentativa e parë e së hënës nu kia arriti qëllimit. Por, zhvillimi I seancës së të hënës, ka ndezur debatet tek deputetët në Prishtinë pasi ajo nisi pa praninë e një kuorumi sipas përcaktimeve kushtetuese që udhëzojnë që seanca për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë nis me praninë e të paktën 80 deputetëve në sallë.
Krahas kësaj, një video e filmuar nga mediat në sallën e parlamentit të hënën në Prishtinë, tregon një nga deputetët e LVV, Naim Bardiqi, i cili komunikon në një pltformë mesazhesh më dikë për legjitimitetin e seancës.
“Po e zgjedhim karate. Pastaj të shohim se çfarë thotë kushtetuesja”, shihet të shkruajë deputeti Bardiqi në këtë video.
Bardiqi lë të kuptohet nëpërmjet metaforës së shkruar në mesazh, se seanca po zhvillohet me kokëfortësi dhe me vetëdijen se çështja mund të përfundojë më pas në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Lajmi kryesor:
Sot mundësia e fundit për zgjedhjen e presidentit/ Opozita vijon bojkotin, Haxhiu i jep kohë deri në orën 14:00! LDK kërkon si kandidate Vjosa Osmanin










