Kosovë/ Seancë e jashtëzakonshme për përgjimin Kusari-Radoiçiç, Vetëvendosja e bojkoton, Haradinaj: Komunikoi me porosi të Kurtit!

Prishtinë- Lëvizja Vetëvendosje bojkotoi seancën e jashtëzakonshme në Kuvend, të thirrur nga opozita, lidhur me audio-përgjimin që shfaq bisedat telefonike mes Mimoza Kusari Lilës dhe Milan Radoiçiçit, ky i fundit në kërkim për sulmin terrorist të 24 Shtatorit të kaluar në Banjskë.

Me kërkesë të PDK, Parlamenti i Kosovës zhvilloi këtë të premte (11 Tetor) seancën e jashtëzakonshme, me fokus akuzat ndaj kryetares së grupit parlamentar Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, për pazare me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiç.

Pavarësisht se Lëvizja Vetëvendosje nuk ishte e pranishme, opozita vazhdoi qëllimin e seancës së thirrur.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, nga foltorja e Kuvendit tha se duhet të ketë hetime lidhur me influencën e Radoiçiç në pushtetin legjislativ, për të kuptuar nëse janë marrë apo jo, vendime të imponuara nga ai.

Tahiri i bëri thirrje prokurorisë së Shtetit për të hetuar bashkëpunimin mes shefes së deputetëve të Vetëvendosjes dhe organizatorit të sulmit në Banjskë, Radoiçiç.

“Duhet të shihet se deri ku ka mbërri vendimmarrja e shtyrë nga Milan Radoiçiç. Unë i kërkoj sot prokurorit të shtetit që të ketë një hetim penal për këtë çështje. BIA serbe na ka depërtuar deri në Gjykatë Kushtetuese. Nuk jemi cenuar asnjëherë më shumë se kësaj here”, u shpreh Tahiri ndër të tjera.

Kurse ish-kryeministri Ramush Haradinaj, njëkohësisht kryetar i AAK-së, tha se komunikimet mes kryetares së grupit parlamentar të Vetënvendosjes dhe Radoiçiç janë bërë me porosi të Kurtit.

“Dyfytyrësia e Kurtit! Kusari-Lila nuk e ka bërë atë detyrë në kokën e vet, e ka bërë të dhënë nga Kurti. Ai duhej të dilte publikisht dhe të tregonte që zonja Kusari-Lila nuk ka bërë gjë në kokën e vet, por është detyrë e imja”, tha Haradinaj.

Shkak i seancës së jashtëzakonshme në Kosovë këtë të premte ishte një audio-përgjim i publikuar në mediat online, përmes të cilit pretendohet komunikimi telefonik mes kryetares së grupit parlamentar të Vetëvendosjes dhe Radoiçiç.

Mimoza Kusari-Lila në Kuvend dhe Milan Radoiçiç, në kërkim

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër